May 10, 2024
Maqedoni

Arrestohen katër persona në Kumanovë

Më 05.10.2023 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria A.R.(20), M.I.(31), R.R.(27) dhe D.R.(31), të gjithë nga Kumanova. Ata dyshohen se më datë 02.10.2023, në rrugën “Nikshiqka” në Kumanovë, nga disa automjete të parkuara kanë marrë disa sende, transmeton Lideri.mk.

Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse./Lideri