May 18, 2024
Kosovë

Arrestohen dy shtetas të Serbisë në veri, u gjenden mjete që përdoren për veprime “paqësore” (VIDEO)

Policia e Kosovës gjatë natës së fundit në veri të vendit ka arrestuar dy shtetas të Serbisë, të cilit kanë qenë duke qarkulkluar ka ndaluar një automjet me targa të Sllovenisë.

Atyre u janë gjetur pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste dhe dokumentacione, transmeton KlanKosova.tv.

Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:

një (1) shufër metalike (policore),një (1) maskë kamuflazhi,disa thika,disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,telefona celularë,sprej të ndryshëm,sfera metalike,lidhëse plastike,një (1) automjet,një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhenjë (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.një (1) çekan etj.
Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.