Arrestohen dy persona nga Tetova, akuzohen për sulm ndaj zyrtarëve policorë
Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton arrestimin e dy personave, njëri nga fshati Zhelinë dhe tjetri nga fshati Xhepçishtë të Tetovës. Personat në fjalë kanë sulmuar fizikisht pjesëtarët e policisë. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
“Pjesëtarët policisë të SPB-Tetovë dje (13-qershor) rreth orës 04:15 në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë kanë privuar nga liria personat M.N. (53) nga Zhelina e Tetovës dhe A.N.(49) nga Xhepçishti i Tetovës, të cilët paraprakisht janë vërejtur duke tentuar të kryejnë një vjedhje në një parcelë të një kompanie nga Tetova, ku gjatë privimit nga liria i kanë sulmuar fizikisht pjesëtarët e policisë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohen parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.