May 24, 2024
Kosovë

Lajm i Fundit: Kidnapohen tre policë të Kosovës në Veri (VIDEO)

Përshkallëzohet situata në veri të Kosovës. Policia ka njoftuar për dyshimet se tre pjesëtarë të tyre janë kidnapuar nga forcat serbe. Sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës, tre zyrtarët kanë qenë të sistemuar në vendin e quajtur Tresave/Bare të angazhuar për parandalimin e shfrytëzimit të rrugëve ilegale për hyrje në Kosovë.

Pas denoncimit të marrë nga forcat e KFOR-it, policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe ka vërtetuar mungesën e policëve. Ndërkohë mediat serbe kanë shpërndarë fotografi që vërtetojnë dyshimet policisë së Kosovës. Kidnapimi i policëve të Kosovës duket se vjen si kundërpërgjigje e Serbisë pas arrestimit të organizatorit të dhunës kundër forcave të KFOR-it, Millun Millenkoviq në mënyrë spektakolare nga policia e Kosovës.

Video në këtë Link: https://alsat.mk/kidnapohen-tre-police-te-kosoves-ne-veri/