May 6, 2024
Maqedoni

ARM-së i shtohen 200 ushtarë të rinj!

200 ushtarë të rinj iu bashkuan Armatës së Maqedonisë së Veriut.

Uniforma është motivi kryesor që i ka shtyrë drejt këtij profesioni.

“Motivimi kryesor që të kyçem këtë është uniforma, sepse është nder i madh dhe jo çdokush mund ta mbajë këtë uniformë. Ne jemi këtu që tu ju shërbejmë juve, qytetarëve dhe shtetit dhe para së gjithash kjo është kënaqësi e madhe”, tha Viktoria Jovanovska, ushtare profesioniste.

“Motivimin e kam pasur qysh në fëmijëri. Është nder më se i madh të mbahet kjo uniformë dhe i inkurajoj të gjithë të rinjtë të vijnë të paraqiten sepse nuk do të gabojnë”, thonë nga Darko Bujarov, ushtar profesionist.

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, gjatë fjalës së saj u shpreh Armata e Maqedonisë së Veriut është bërë një familje që nuk njeh gjini, fe apo përkatësi etnike.

“Ju sot bëheni pjesë e një gjëje që është më e madhe nga të gjithë ju dhe ne. Sot ju jeni pjesë e aleancës së NATO-s e cila është ombrellë sigurie për më shumë se 1 miliard njerëz në botë. Tani ju jeni ushtarë të NATO-s. Do të keni shansin të merrni pjesë në trajnime të NATO-s, të jeni pjesë e misioneve të ndryshme të NATO-s dhe t’i tregoni aftësitë dhe njohuritë e njëjta si kolegët tuaj”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Buxheti për mbrojtje për vitin 2023 është 274 milionë euro./TV21