Maqedoni

Arkitekti 27 vjeçar Faton Bilalli merr postin e rëndësishëm, Taravari emëron drejtorin më të ri në vend

Pak më parë kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari bëri me dije lëvizjet e fundit qëjanë regjistruar në administratën e tij.

Faton Bilalli është vendosur në krye të Ndërmarjes Publike Komunale “KOMUNALEC”, në një moshë fare të re. Bilalli është vetëm 27 vjeç dhe kjo e bën atë drejtorin më të ri në vend.

I riu shkruan se beson se Gostivari ka nevojë për një frymë të re rinore, teksa falenderon qytetarët për besimin.

“Rrugëtimi im politik filloi duke besuar në idealin se qyteti i Gostivarit ka nevojë për frymë të re të rinisë, prandaj si student isha anëtar dhe aktivist i rregullt në FRASH. Që nga viti 2019 jam munduar në mënyrën më dinjitoze dhe të rregullt, por mbi të gjitha si qytetarë ti përkushtohem fuqishëm dhe pastër punës sime si Arkitekt në Urbanizimin e Gostivarit. Dhe unë sot duke besuar fortë në atë që kam bërë në idealet dhe idetë e mia me krenari e lë atë detyrë duke u emëruar si Drejtor i Ndërmarjes Publike Komunale “KOMUNALEC”.

Falemenderoj përzemërsisht dhe pafundësisht: Rininë e qytetit të Gostivarit, fshatin nga vij unë Çegranin, z. Arben Taravarin dhe mbi të gjitha të gjithë qytetarët e Gostivarit që besuan fortë dhe pastër në rrugëtimin tone”, shkruan në Facebook Bilalli.