May 21, 2024
Diaspora

Arbëreshja nga Amerika uroi 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës veshur me veshje kombëtare

Dona Bredi është ish politikane e fuqishme në Klivlend të Ohajos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prejardhja e familjes së saj është nga Picari i Gjirokastrës, kurse para 500 viteve janë shpërngulur në fshatin Sao Paolo të Italisë. Edhe pse nuk e njeh mirë gjuhën arbëreshe dhe intervistat i bën në gjuhën angleze, Dona Bredi krenohet me rrënjët e saj shqiptare.

Dona Bredi është koka e komunitetit shqiptar në Klivlend, kurse bashkëpunëtorët e saj më të afërt janë Ajaz Emini, Sako Satka, Adem Meta, e aktivistë tjerë shqiptarë. Falë angazhimit të saj dhe të Shoqatës Shqiptaro Amerikane në Klivlend, në parkun më të njohur të këtij qyteti ekziston edhe këndi i shqiptarëve, ku është vendosur përmendorja e Nënë Terezës.
Ajo ka uruar 15 vjetorin e Kosovës duke postuar një foto me veshje kombëtare shqiptare.