Një emër me rrënjë nga Struga po shënon sukses të madh në skenën politike suedeze shkruan
strugalajm.com. Arbëresha Shabani, e lindur në Strugë dhe me prejardhje shqiptare, eshtë zgjedhur të kryesojë listën e Partisë së Gjelbërt për zgjedhjet parlamentare në rajonin verior dhe lindor të krahinës Skäne.
Vendimi eshtë marrë në konferencën zgjedhore të partisë, te mbajtur ne Hässleholm, ku Shabani mori mbështetjen e plotë për të udhëhequr listën në një nga zonat më të rëndësishme zgjedhore.
Arbëresha Shabani jeton në Sösdala, pranë Hässleholmit, dhe punon si mësuese e licencuar dhe mësuese kryesore në Höör. Perveç profesionit të saj në arsim, ajo eshtë aktive në politikën lokale si anëtare e këshillit komunal dhe kryetare e degës së Partisë së Gjelbërt në Hässleholm, duke qenë e angazhuar prej vitesh në jetën shoqerore dhe politike të komunitetit.
Në deklaratn e saj, Shabani shprehet e nderuar për besimin: “Jam jashtëzakonisht e nderuar për besimin që më është dhënë per të kryesuar listën. Kandidoj për Parlamentin e Suedisë për të qenë një zë i fortë dhe i besueshem per njerëzit, drejtësinë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.”
Programi i saj politik fokusohet në arsim të barabartë, forcimin e shtetit të së drejtës, politike humane të migracionit dhe integrimit, barazi gjinore reale, ekonomi të drejtë dhe tranzicion te gjelbër për Suedinë.
Rruga e saj, nga Struga drejt Suedisë, sot shihet si një shembull frymëzues për shumë të rinj në diasporë.
Kandidimi i saj po shihet si një moment i rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Suedi, por edhe si krenari për qytetin e Strugës.
Ky zhvillim pritet të sjellë jehonë të madhe në opinionin publik dhe te përforcojë zërin e diasporës shgiptare në politikën evropiane.

