Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka komentuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar fitoren në komunën e Çashkës si një moment historik për shqiptarët.

“Në raundin e parë është fituar një komunë që ishte me rëndësi për të gjithë shqiptarët – kjo është komuna e Çashkës. Për fat të mirë, aty zgjidhet për herë të parë kryetar komune një shqiptar, pasi që mbi 50% e popullatës atje janë shqiptarë. Kandidati ishte i Aleancës Kombëtare, por pati përkrahje edhe prej të gjithë shqiptarëve, besoj edhe prej atyre që janë përkrahës të VLEN-it. Ka qenë kandidatura e vetme dhe për së pari herë fiton një kandidat shqiptar. Tash në raundin e dytë, do të shihen edhe rezultatet në Bervenicë dhe Kërçovë, ku shumica e banorëve janë shqiptarë, kurse në garë janë një kandidat shqiptar dhe një maqedonas. Komunat e tjera udhëhiqen prej shqiptarëve.” Sipas Taravarit, kjo fitore shënon një kapitull të ri në përfaqësimin e shqiptarëve në komunat me shumicë shqiptare, duke treguar se bashkimi për kauza të përbashkëta politike dhe kombëtare sjell rezultate konkrete.

sqShqip