Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kumanovë, ku u plagos bashkëvendasi i tij, Zekirja Shaini.

Në reagimin e tij, Fetai shpreh shqetësim të thellë për incidentin dhe përcjell solidaritet të sinqertë me familjen e të plagosurit, duke dënuar me forcë çdo formë dhune.

“Në këto momente të vështira, shpreh solidaritetin tim të sinqertë me familjen e tij dhe dënoj me forcë çdo formë dhune”, – theksoi Fetai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për qetësi dhe maturi, duke kërkuar respekt të plotë ndaj institucioneve kompetente që po hetojnë rastin.

" "

“U bëj apel organeve të rendit që sa më shpejt të zbardhin motivet dhe autorët e këtij akti kriminal, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend dhe qytetarët të ndihen të sigurt”, – shtoi zëvendëskryeministri Fetai. (INA)

sqShqip