Ministria e Arsimit dhe Shkencës i informon studentët se afati për aplikim për të drejtën e ushqimit të subvencionuar studentor për vitin akademik 2025/2026 zgjat nga sot deri më 5 shkurt të vitit 2026.

“Të drejtën për racion të subvencionuar për studentët mund ta shfrytëzojnë të gjithë studentët e rregullt të studimeve pasdiplomike të cilët kanë të ardhura më të vogla nga neto paga minimale, por edhe studentët të regjistruar në studime pasdiplomike dhe në studime të integruara në universitetet shtetërore dhe private në shtet. Studentët që plotësojnë kushtet dhe nuk kanë aplikuar deri më tani mund të dorëzojnë një aplikim në mënyrë elektronike përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk”, njoftoi MASH.

Kushtet dhe kriteret për ushtrimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentët janë të disponueshme në linkun https://mon.gov.mk/mk-MK/konkursi-i-stipendii/konkursi-mon/javen-povik-za-ostvaruvanje-na-pravoto-na-subvencioniran-studentski-obrok-za-akademskata-20252026-godina

“Për mbështetje gjatë aplikimit, kontaktoni me anë të e-mail-it: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk Studentët, të cilëve u është ndërprerë e drejta për racion të subvencionuar, por konsiderojnë se i plotësojnë kushtet, mund të aplikojnë përsëri. Ky afat është, gjithashtu i hapur edhe për studentët që nuk kanë aplikuar në afatet e mëparshme aktive”, informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

sqShqip