Apasiev kunder ministrit Aliti për punësimin e shqiptarëve në 31.5%

Pas lajmit të publikuar nga Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës, ku sipas të dhënave të censusit të fundit, përqindja e shqiptarëve të punësuar në nivel shtetëror është rritur nga 24.3% në 31.5%, kjo ka sjellur reagime të ashpra nga kryetari i partisë “Levica” Apasiev, i cili ministrin e Alternativës, Admirim Aliti e ka “kërcënuar” me fjalët “ministër shovinist që bën spastrim etnik ndaj maqedonasve”.

Kjo është hera e parë, që një ministër shqiptar, kuadër i Alternativës, ka arritur rezultat të mirëfilltë duke rritur përqindjen e të punësuarve shqiptarë në nivel republikan.