May 19, 2024
Maqedoni

Shkrimtari Nehat Jahiu kandidat i mundshëm i VLEN në njësinë numër 2

Partitë politike si në pushtet poashtu në opozitë po bejnë analiza të pandërprera në teren për të matur pulsin e votuesitme qëllim që të kombinuar listat më të pranueshme te elektorati.
E njëjta gjë po ndodh edhe në njësinë zgjedhore numër 2. Siç mer vesh portali Lideri.mk, në mesin e kandidatëve për deputetë në këtë njësi po rrotullohet edhe emri i arsimdashësit dhe shkrimtarit të njohur, Nehat Jahiu.

Ai është nga fshati Orizare i Likovës dhe shquhet ndër intelektualët më të njohur në këto trojeve dhe si mësues i shumë gjeneratave të suksesshme shkollore në shkollën nëntëvjeçare “Faik Konica” të fshatit Sllupçan.

Me shkrime ka filluar të merrem qysh në bankat e shkollës fillore. Nga fillimi i krijimtarisë së tij e deri në ditët e sotme, ka shkruar kryesisht poezi për fëmijë por edhe për të rritur. Merret edhe me shkrime gazetareske, opinione, publicistikë, ese, skica letrare, prozë, reçensione, tregime etj./Lideri