May 2, 2024
Maqedoni

Anulimi i vizitës së delegacionit amerikan | Berisha: Mund të jetë mesazh për ndonjë skandal korruptiv

Vjollca Berisha nga Aleanca për Shqiptarët mendon se anulimi i vizitës së delagacionit nga SHBA në Maqedoni mund të jetë ndonjë mesazh për krerët poltik në vend. Sipas saj, edhe pse zyrtarisht nuk ka ndonjë arsye për anulimin e vizitës, sërish ka vend për dyshime.

“Gjithçka kur ndodh kështu e kur lidhet me Maqedoninë, sidomos nga shtete serioze si SHBA, na jep të drejtë për të menduar se është njëlloj mesazhi… fatkeqësisht jetojmë në një vend skandalesh dhe gjithmonë kërkojmë se mos ndoshta arsyeja që nuk vijnë është për shkak të ndonjë skandali”, deklaroi Berisha.

Ank vlerëson se luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, ne duhet ta bëjmë fillimisht për të mirën tonë e pastaj për të mirën e Bashkimit Evropian. Është e turpshme, sipas saj, që Maqedonia të rangohet aq poshtë në listat e vendeve të korruptuara e me demokraci më pak të zhvilluara.

“Fatkeqësisht jetojmë në një vend kaq të korruptuar e që vit pas viti zbresim në nivelin e shteteve me demokraci më të dobët dhe është e turpshme që nga mesi i Evropës të zbresish në nivelin e shteteve afrikane”, deklaroi Vjollca berisha.

/KlanMacedonia