Anketë e re: BDI dhe ASH-AAA në betejë të ngushtë për Tetovën, Arsovska dhe Shilegov për Shkupin
BDI dhe Aleanca për Shqiptarët janë në garë të ngushtë për Tetovën. Këtë e tregon anketa e “Organizatës për aktivizim qytetarë dhe pavarësi”, e cila merret me analiza dhe aktivizim qytetarë.
Në anketën në teren që është bërë për Tetovën, kanë marrë pjesë 718 persona.
Për Tetua Arifin kanë thënë se do të votojnë 17% e të anketuarve, ndërsa për kandidatin e opozitës shqiptare janë deklaruar 16.8% e qytetarëve. Më pas vijnë kandidati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami me 5,6% dhe ai i PDSH-së, Sadi Bexheti me 5.4%.
Ajo që vërehet në anketë është numri shumë i madh i të papërcaktuarve dhe i atyre që nuk dëshirojnë të tregojnë se për kë do të votojnë. Sipas anketës 24.8% nuk kanë dashur të tregojnë se për kë do të votojnë. Bazuar në historikun e gjitha zgjedhjeve, këta persona zakonisht votojnë për opozitën, ndërsa kanë frikë të shfaqin mendimin e tyre lirshëm për shkak presioneve të mundshme.
Anketa e tillë është realizuar edhe për qytetin e Shkupit, ndërsa në epërsi është kandidatja Danella Arsovska me 19.3% ndërsa më pas vjen kryetari aktual i Shkupit, Petre Shilegov me 17.4%./Almakos