BDI sërish shpreh shenja frike për të pranuar duel televiziv Ahmeti-Sela?

“Le të merren vesh ata me kë duhet të debatojë Ahmeti, me Micksokin, Selën apo Gashin?”. Kjo është përgjigja e Bujar Osmanit të BDI-së i pyetur nëse do të ketë duel televiziv Ahmeti-Sela para zgjedhjeve lokale.
Më shumë se konfuziteti që përmban, kjo deklaratë si duket shpreh sërish frikën e Ahmetit për të pranuar përballje televizive me rivalin kryesor politik, transmeton Lideri.mk.

“Unë mendoj se këtu kemi një problem teknik, për shkak se ne përballemi me një koalicion VMRO-ASH-AAA. Ata duhet të merren vesh se kush është udhëheqës i atij koalicioni me kë duhet të bashkëbisedojë Ali Ahmeti, me Mickoskin që është si parti më e madhe në koalicion, me Ziadin Selën si parti e dytë, apo me Afrim Gashin si parti e tretë. Le të merren vesh, le të na tregojnë se kush është udhëheqës i atij koalicioni pastaj ne do të ulemi dhe do të bisedojmë”, u përgjigj zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në pyetjen e TV21.

TV21: Si koalicion te partitë shqiptare?

“Ne kemi tash dy oferta. Kemi ofertën e BDI-së, edhe kemi ofertën e koalicionit VMRO-ASH-AAA. Ne duhet t’i ballafaqojmë këto dy oferta. Mirëpo ato le të merren vesh kush do ta prezanton koalicionin pastaj do të bisedojmë”, shtoi Osmani