May 16, 2024
Maqedoni

Anketa e CRP: Alternativa, Besa dhe Grupi i zjarrit prijnë bindshëm para BDI-së

Anketa më e re “CRP” e realizuar nga agjencia “Market V” ndërmjet datave 30.05.2023 deri me datën 10.06.2023, koalicionin Alternativa-Lëvizja Besa së bashku me Grupin e zjarrit e nxjerr bindshëm para koalicionit BDI-ASH.

Në pyetjen “për cilën tabor do të votoni nëse javën që vjen mbahen zgjedhjet?” , më shumë se 51% e votuesve në Maqedoninë e Veriut janë përgjigjur se nuk do të votojnë, se nuk e dinë se për kë do të votojnë apo se do ta anulojnë fletën e votimit.

9.4% do të votonin për taborin-koalicionin Besa, Alternativa dhe “Grupi i Zjarrit”, 4.1% për “Levicën”, dhe vetëm 6.5% do të votonin për taborin koalicionin BDI-ASH.

Nga ata që janë të vendosur, VMRO-DPMNE është në prirje bindëse me 18.5%, dhe 11% e të anketuarve kanë thënë se do të votojnë për LSDM-në.

Në anketë kanë marrë pjesë mbi 2.000 të anketuar.