Angellov takon Pendarovskin: Biseduam për “branitellat” e vitit 2001
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov sot ka realizuar takim me presidentin e vendit, Stevo Pendarovski, transmeton Alsat. Angellov përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar se me presidentin është biseduar për reformimin e Qendrës për Menaxhim me kriza por edhe për gjendjen e “braniltellave” e vitit 2001.
“Folëm për dobësitë dhe reformat e thella që kemi paralajmëruar në sistemin për menaxhim me kriza, si dhe mundësitë për tejkalimin e situatave të caktuara me “branitellat” e vitit 2001″, ka shkruar mes tjerash Angellov.