Përmbytje të mëdha në SHBA, humbin jetën 9 persona, disa prej tyre u bllokuan në bodrumet e shtëpive

Nëntë persona kanë ndërruar jetë pas përmbytjeve të mëdha që goditën verilindjen e SHBA. Disa persona u bllokuan në bodrumet e përmbytura të shtëpive të tyre, ndërsa një trup u gjet i pajetë në një automjet që u rrëmbye nga rryma e ujit.

Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit shpallën gjendje të jashtëzakonshme ndërsa kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio e quajti atë një “ngjarje historike të motit”.

Të paktën (8 cm) shi ra në vetëm një orë në Parkun Qendror të Nju Jorkut.
Pothuajse të gjitha linjat e metrosë në Nju Jork janë mbyllur dhe automjetet që nuk kanë ndonjë urgjencë janë ndaluar.

Një djalë dy vjeç ishte mes viktimave në New York City. Pamjet në mediat sociale treguan reshjet e shumta të shiut që kanë krijuar përmbytje në rrugë dhe stacionet e metrosë.

Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA lëshoi ​​paralajmërime për tornado për pjesë të Massachusetts dhe Rhode Island.