Në lidhje me protestën e sotme të organizuar në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lideri i partisë politike “Dinjiteti” dhe veteran i forcave maqedonase të konfliktit të vitit 2001, Stojançe Angellov, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale.

Angellov ka theksuar se çdo person që ka kryer krime lufte duhet të përballet me drejtësinë, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare, pavarësisht përkatësisë apo rrethanave në të cilat janë kryer veprat.

Ai ka shtuar se ky parim vlen edhe për ish-pjesëtarët e UÇK-së që, sipas tij, dyshohen për kryerjen e krimeve të luftës në Maqedoninë e Veriut gjatë konfliktit të vitit 2001. Sipas Angellovit, është e papranueshme të kërkohet lirimi i personave që janë nën hetim, të akuzuar apo të dënuar për vepra që bien nën juridiksionin e së drejtës ndërkombëtare.

Në reagimin e tij, Angellov ka theksuar gjithashtu se krimet e luftës nuk duhet të relativizohen dhe as të shfrytëzohen për qëllime politike, duke theksuar nevojën për respektimin e drejtësisë dhe të viktimave.

https://www.facebook.com/share/p/14TFMRSwGEj/

sqShqip