Lajmet e reja

Anëtarët e ri të KSHZ-së dhanë betimin para kryeparlamentarit Gashi

Sot, anëtarët e sapozgjedhur të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Svetlana Karapetrova dhe Angelço Ristov, dhanë betimin e tyre solemn para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

“Me këtë akt, ata po marrin përgjegjësinë e madhe për të siguruar një proces zgjedhor të pastër, të drejtë dhe transparent, për ruajtjen e integritetit të institucioneve tona demokratike.

Uroj që puna e tyre të jetë një shembull i profesionalizmit, dhe që ata të mbajnë me ndërgjegje e përgjegjësi barrën e lartë që vjen me këtë detyrë”, tha me ketë rast kryeparlamentari Gashi.