May 21, 2024
Arsim

Andrra Rexhepi fituese e garës në gjuhën angleze

Andrra Rexhepi është fituese e garës në Gjuhën angleze (vendi i parë), të organizuar nga Qendra “Fluent”, ku ishin pjesëmarrës 70 nxënës nga shkollat fillore, të disa komunave të rajonit!
“Faleminderit stafit të Qendrës “Fluent” për organizimin profesional e të mrekullueshëm, me qëllim të nxitjes për mësim dhe vlerësimit të nxënësve për dituritë e dëshmuara në Gjuhën angleze!
Faleminderit arsimtares Suzana Ferati për punën përkushtuese dhe besimin tek Andrra, për ta përfaqësuar shkollën e saj në garën e Gjuhës angleze, të organizuar nga Qendra “Fluent”!”, tha Andrra Rexhepi pasi pranoi çmimin.