Kryetari i komunës, Muhamet Elmazi, ka njoftuar se Amir Idrizi caktohet zëvendës Kryetar i ri i Komunës së Sarajit.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Sarajit,

Sot kam kënaqësinë të prezantoj zyrtarisht Amir Idrizi si Zëvendës Kryetarin e ri të Komunës së Sarajit.

Amiri është një profesionist i përkushtuar, me përvojë dhe integritet, i cili e njeh nga afër punën institucionale dhe sfidat e komunitetit tonë. Jam i bindur se angazhimi dhe vizioni i tij do të jenë një vlerë e shtuar për administratën tonë dhe për të gjithë qytetarët tanë”, njoftoi Elmazi, shkruan Lideri.mk.

Ai premtoi se Së bashku do të vazhdojnë punën për zhvillimin e Sarajit, për projekte konkrete, transparencë dhe shërbime më cilësore për secilin banor të komunës.

“I uroj suksese në detyrën e re dhe jam i sigurt se do të kontribuojë fuqishëm në përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta.

Me respekt,
Kryetari i Komunës së Sarajit”, ka shkruar Elmazi.

sqShqip