May 16, 2024
Kosovë

Ambasadori Zemaj takohet me ministrin ukrainas të Mbrojtjes: Kosova qëndron me Ukrainën

Zemaj dhe Umerov janë takuar në margjinat e Konferencës së Bazës Industriale të Mbrojtjes së Ukrainës, e cila është mbajtur në Washington DC.

Ai në një postim në “X” ka shkruar se Kosova qëndron me Ukrainën.

“Sot në margjinat e Konferencës së Bazës Industriale të Mbrojtjes së Ukrainës të mbajtur në Uashington DC, isha i kënaqur që pata mundësinë të takohesha shkurtimisht me Ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov. Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën”, ka shkruar Zemaj në “X”.