Ambasadori i Shqipërisë në Maqedonk, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim të frytshëm me kryetarin e ri të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, ku është diskutuar për projekte që synojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet Dibrës dhe Shqipërisë, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në kulturë, arsim dhe identitet.
Gjatë takimit, vëmendja u përqendrua te koncepti “One Stop Shop”, një nismë që pritet të lehtësojë lëvizjen dhe të krijojë një dinamikë të re ekonomike në shkëmbimet mes komuniteteve kufitare. Meidani theksoi rëndësinë e projekteve kulturore dhe letrare, si dhe mbështetjen për diasporën dibrane, e cila ka luajtur rol kyç në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe lidhjes me atdheun.
“Dibra mbetet një vatër e gjallë e identitetit, me histori dhe karakter të fortë,” u shpreh ambasadori.
Në fund të takimit, Kryetari Mela i dhuroi ambasadorit libra mbi Dibrën dhe Skënderbeun, të cilët Meidani i cilësoi si një kujtesë të çmuar për rrënjët dhe figurat që formësojnë identitetin shqiptar.

