July 23, 2024
Maqedoni

Ambasada ruse: Evidentojmë incidentet rusofobe

Ambasada ruse në Shkup ka dalë me një mesazh me ton kërcënues; do t’i evidentojmë të gjithë incidentet me elemente rusofobe. Në twitter, zyrat e përfaqësisë diplomatike ruse në Shkup thonë se “Tërheqin vëmendjen për nivelin e paparë të rusofobisë në shumë vende të huaja në prapavijë të operacionit special ushtarak në Ukrainë. Paralajmërojmë se të gjithë incidentet e këtilla do të evidentohen me kujdes”. Nga ambasada nuk sqarojnë se çfarë nënkupton ky mesazh drejtuar vendeve dhe qytetarëve.