April 28, 2024
Maqedoni

Alternativa sonte vendos për postet në Qeveri! Disa nga emrat që pritet të marrin poste

Nga Alternativa për TV21 konfirmojnë se sonte do të mbajë mbledhje Kryesia Qendrore e partisë ku pritet të vendoset mbi postet që ky subjekt politik do t’i merr në ekzekutiv.

Jozyrtarisht, TV21 mëson se për drejtor në MEPSO pritet të emërohet Orhan Murtezani, ministër Shëndetësisë pritet të emërohet Bekim Sali, ndërsa me ministrinë e Shoqërisë Informatike pritet të udhëheqë Admirim Haliti. Zv/ministër i Arsim pritet të emërohet Lulzim Aliu, drejtor i Spitalit Klinik në Tetovë pritet të emërohet Amir Elezi.