May 5, 2024
Maqedoni

Panovski: Dasmat të mos mbahen në ambiente të mbyllura, të shtohen kontrollet në kufi

Mikrobiologu i njohur dr. Nikola Panovski deklaroi për Telma se për të vënë nën kontroll llojin “delta” të koronavirusit, duhet të ndalohen dasmat në ambiente të mbyllura si dhe kontrolle të shtuara në kufi.

“Duhet të ketë kontroll në kufi me vendet ku po dominon ky lloj, por duhet kontrolle edhe në aeroport dhe në kufijtë tokësor. Duhet të mendohet edhe për njerëzit tanë që shkojnë për pushime në Greqi. Sidomos edhe për mërgimtarët që vijnë. Duhet të tërhiqet vendimi për dasmat në ambiente të mbyllura, por po ashtu të ndalohen festat dhe ahengjet në ambiente të mbyllura. Kjo është minimumi që duhet bërë”, deklaroi Panovski. (INA)