Ministri i Shëndetësisë dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Azir Aliu ka thënë se rikonstruimi i Qeverisë dhe gjitha aktivitetet e tjera nuk do të ishin të logjikshme nëse do ishin paraparë edhe zgjedhjet e parakohshme.

Në emisionin “Click plus” në TV21, ai tha se me partnerët e koalicionit duhet të fokusohen që në periudhën dyvjeçare deri në zgjedhjet e rregullta, të mbyllen të gjitha çështjet e hapura duke theksuar se para tyre kanë sfida të mëdha që presin zgjidhje.

“Nuk do ishte e logjikshme të bëhen këto ndryshime dhe e gjithë kjo energji të harxhohet nëse do të kishim projektuar zgjedhjet të parakohshme parlamentare. Të gjitha këto procese që janë të hapura presim që të ketë impakt më të madh në shoqëri si në aspektin ekonomik edhe në aspekt të mirëqenies së qytetarëve. Për këtë arsye riorganizohemi brenda për brenda që rezultatet të jenë më të dukshme, më të shpejta dhe çdo lëvizje tjetër për riorganizim aktiviteteve politike nuk do të kishin pasur asnjë logjikë nëse do të kishim shkuar në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Aliu.

Ai tha se kemi sfida shumë të mëdha, kërkesa të cilat janë reale dhe të logjikshme që do të duhet t’u japim zgjidhje.
“Dhe në këtë periudhë dy vjeçare duhet të fokusohemi dhe t’i përmbyllim të gjitha proceset e hapura”, ka thënë mes tjerash ministri Aliu.

sqShqip