Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu njofton se brenda vetëm 45 ditëve dhe në një kohë rekord janë realizuar mbi 1.250 punësime në 85 institucione publike shëndetësore në mbarë vendin, si pjesë e procesit strategjik për fuqizimin e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Ministri njofton se deri në këtë moment, në kuadër të procesit janë kryer mbi 1.700 testime.

“Kjo është një forcim i rëndësishëm dhe historik i kuadrit në një kohë rekord në sektorin e shëndetësisë – një motivim shtesë, dhe një zgjidhje përfundimtare për statusin e të gjithë atyre personave që për vite me radhë nuk kishin siguri, sigurim shëndetësor, marrëdhënie formale pune dhe ishin nën stres të vazhdueshëm. Tani, me këtë hap, kanë fituar një vend të dinjitetshëm në sistem,” tha ministri Aliu.

Me këtë stabilizim të kuadrit, Ministria e Shëndetësisë dërgon një mesazh të fortë për kujdes të vazhdueshëm dhe investim në kapitalin njerëzor, si parakusht për shërbime shëndetësore më cilësore për të gjithë qytetarët

sqShqip