Nga Kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim, është vendosur që edhe për një mandat me partinë të udhëheq kryetari aktual, Ali Ahmeti.

Pëveç Ahmetit, edhe Arbër Ademi të jetë Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa Sekretar organizativ është zgjedhur Nebi Rexhepi.

Nënkryetar i parë i BDI-së do të jetë Bujar Osmani, ndërsa nënkryetar do të jetë edhe Faton Ahmeti nga Tetova, Erkan Arifi nga Dega e Likovës, Arbana Pashollu nga Dibra dhe Arta Bilalli Zendeli nga Dega e Gostivarit.

Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër.

Në Kongres sot BDI miratoi edhe katër rezoluta dhe atë:

Rezoluta për përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe konsolidimin e barazisë funksionale, për shtetin e së drejtës

Rezoluta për drejtësinë e pavarur dhe rikthimin e besimit në institucione

Rezoluta për marrëveshjen kombëtare për përparim dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, si dhe atë për integrimin evropian.

Kujtojmë se në fjalimin e rastit, Ali Ahmeti tha se BDI është parti që lindi nga nevoja për barazi institucionale, teksa misioni i saj u arrit ndër vite kur shqiptarët filluan të përfaqësohen siç duhet nëpër institucionet e vendit.

sqShqip