Ali Ahmeti uron muajn e bekuar të Ramazanit
Kryetari i BDI-së , Ali Ahmeti ka uruar muajn e bekuar të Ramazanit me një postim në rrjetet sociale:
”Të nderuar vëllezër dhe motra të besimit islam.
Uroj nga zemra që muaji i bekuar i Ramazanit t’ju gjejë në harmoni, paqe dhe shëndet të mirë në familjet tuaja.
Të frymëzuar le ta kalojmë çdo ditë të këtij muaji duke praktikuar vlerat e larta të besimit, bamirësisë dhe respektit mes vete.
Përkushtimi dhe begatitë që na i sjell muaji i agjërimit qofshin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm në shërbim të së mirës së përgjithshme!
Agjërim të lehte dhe lutje të pranuara!”