Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot zhvilloi një takim me Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani.

Në një periudhë të ndjeshme politike për rajonin dhe më gjerë, Ahmeti dhe ambasadori Meidani zhvilluan një bisedë të thelluar mbi proceset evropiane, zhvillimet aktuale gjeopolitike si dhe përgjegjësinë institucionale ndaj faktorit shqiptar, kudo që jeton ai.

Ahmeti theksoi se angazhimi i tij mbetet i palëkundur për një politikë me vizion, stabilitet dhe dinjitet shtetëror, duke vënë theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit mbarëkombëtar dhe rritjen e rolit politik të shqiptarëve në të gjitha proceset vendimmarrëse.

Takimi u vlerësua si i rëndësishëm në drejtim të koordinimit politik dhe institucional në funksion të avancimit të interesave të shqiptarëve në rajon dhe integrimit evropian të vendit.

sqShqip