Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë të ditur në shënim të Epopesë së UÇK’së, kanë themeluar Këshillimin Organizues për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale në kuadër të kësaj ngjarjeje, shkruan periskopi.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë të ditur në shënim të Epopesë së UÇK’së, kanë themeluar Këshillimin Organizues për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale në kuadër të kësaj ngjarjeje.
Postimi i OVL UÇK’së:
Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, në frymën e përgjegjësisë morale dhe kombëtare, morën këtë:
V E N D I M
1. Të themelohet Këshilli Organizues për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale në kuadër të kësaj ngjarjeje historike për kombin tonë.
2. Këshilli Organizues do të përbëhet nga përfaqësuesit si vijon:
• Hysni Gucati – OVL-UÇK
• Fadil Shurdhaj – SHIL-UÇK
• Xhavit Jashari – SHFD-UÇK
• Ali Ahmeti – Ushtria Çlirimtare Kombëtare
• Shefket Musliu – Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
• Sokol Poga – OVL- UÇK – Tiranë
• Agim Çeku
• Lahi Brahimaj
• Shukri Buja
• Ahmet Isufi
• Rahman Rama
• Nuredin Lushtaku
• Abdyl Mushkolaj
• Latif Gashi
• Rustem Berisha
3. Në ditët në vijim do të bëhet plotësimi i përbërjes së Këshillit Organizues me anëtarë të tjerë të deleguar nga strukturat përkatëse.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe zbatohet nga të gjitha strukturat e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.
Me respekt: OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së.

