May 24, 2024
Maqedoni

Ali Ahmeti paralajmëron “Aleancë për Evropën e Bashkuar”

I ftuar në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, Ali Ahmeti deklaroi se ka ardhur koha për të bërë Aleancën për Evropën e Bashkuar duke përmendur edhe nevojln e ndryshimeve kushtetuese. Ahmeti shprehu shqetësimin edhe për largimin e të rinjve nga vendi.

“Mund t’i kthejmë ato që nuk janë këtu duke qenë në BE. (“zor se kthehen”, ndërhyn gazetarja). Si zor se kthehen? Po deri dje ju nuk besonit se ne do jemi anëtarë të NATO-s, por sot jemi”, tha mes tjerash Ahmeti./KlanMacedonia.