Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ishte mysafir në një intervistë ekskluzive për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ku foli hapur për sfidat politike dhe të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Në këtë intervistë, Ahmeti bëri një apel të fuqishëm për unitet politik dhe kombëtar, duke theksuar rëndësinë historike të Marrëveshjes së Ohrit, të cilën e cilësoi si “gur themeli i të drejtave të shqiptarëve”.

“Marrëveshja e Ohrit është dokumenti që na ka bërë të barabartë dhe që garanton të drejtat tona. Detyra jonë është ta mbrojmë dhe ta forcojmë, jo ta vëmë në rrezik me ndasi dhe përçarje,” – u shpreh Ahmeti.

Lideri i BDI-së nënvizoi se bashkimi i forcave politike shqiptare është domosdoshmëri për të ruajtur arritjet dhe për të garantuar stabilitetin e vendit. Ai theksoi se koha për përçarje ka kaluar dhe se prioritet duhet të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.

Intervista e Ahmetit në Euronews Albania ka tërhequr vëmendje të madhe në publik dhe në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë përshëndetur thirrjen e tij për bashkim.

sqShqip