Opinion

Ali Ahmeti mbante fjalim, ata pinin cigare jashtë sallës

21 vjetori i BDI-së ndryshe!

Intersimi i mediave për të parë festimin e 21 vjetorit të BDI-së së “Grupit të Zjarrit” nuk është lajm i thjeshtë për ta anashkaluar. Ky interesim i mediave është më shumë se sa kravatat e drejtorëve të përjetshëm të BDI-së së Ali Ahmetit.

Unë personalisht isha tek dy grupet dhe përshtypja e parë ishte se te “Grupi i Zjarrit” kishte një shpresë për të ndryshuar, edhe pse disa janë gjatë në politikë, ndërsa tek kampi tejtër kishte funksionarë e drejtorë që s’ju ha palla as për popullin as për BDI-në e as për “Grupin e Zjarrit”.

Disa funksionarë e drejtorë të kampit të BDI-së së Ali Ahmetit, atyre ju ha palla vetëm se si të pasurohen, si të vjedhin, si të fusin çdo familjarë të tyre në punë, ndërsa populli dhe militanti duhet ti votojë në ditën e zgjedhjeve.

Sot, kur Ali Ahmeti fliste me emocione për 21 vite betejë politike, ata funksionarë e drejtorë pinin cigare jashta sallës, sepse fjala e Ali Ahmetit është e parëndësishme për ta, sepse gjithë familja në punë, sot ata drejtor e funksionarë që pinin cigare kur Ali Ahmeti fliste janë ata që kanë ble banesa në Durrës, banesë në Vlorë, “Vikendicë në Shapk” , “Vikendicë në Mavrovë”, banesë në Shkup, dyqane në Prishtinë, Tiranë e Ohër, andaj fjala e Ali Ahmetit hynte në veshin e djathë e dilte në veshin e majtë duke pirë cigare.

BDI-në nuk do ta mund as “Grupi i Zjarrit” e as VMRO-ja e Levica, BDI do të humb nga këta drejtorë që vjedhin, që pasurohen pa kufi dhe që nuk e dinë kurrë është boll.

Vetëm në Tetovë njohë shumë drejtorë që janë shumë mandate 3 -4 -5 mandate e që përfliten se janë pasuruar aq shumë sa që edhe vet se dinë sa!

BDI do të humb vetëm nga këta drejtor e funksionarë që janë akomuduar mbi 21 vite, sepse thonë hajtë se do na votojnë shkaku i Ali Ahmetit ne do vjedhim sa të mundim.

Andaj interesimi i mediave te “Grupi i Zjarrit” është më tepër se lajm, sepse në BDI s’ka më lajme, sepse 21 vite mund të shohesh po të njejtët drejtor e funksionarë që pijnë cigare kur lideri i tyre fletë për sakrificën, mundin, djersën dhe betejën e tij deri sot.

Ju do të pini edhe pak cigare!