Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar 115-vjetorin e lindjes së Nënës Terezë.
“Sot, në 115-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, kujtojmë me nderim të thellë simbolin e humanizmit, dashurisë dhe paqes.
Shqiptarja nga Shkupi i dhuroi botës vlerat më të çmuara të popullit të saj, dashurinë për njeriun, humanizmin dhe përkujdesjen për më të dobtit.
Emri i Nënë Terezës sot ndriçon në shumë kryeqytete të botës, në sheshe dhe universitete, ashtu si në Shkup ku Universiteti “Nënë Tereza”, qendra klinike universitare dhe arteria kryesore e korridorit 8 mbajnë me krenari emrin e saj.
Le të jetë vepra e saj udhërrëfyes për të gjithë ne, për të dashur më shumë, për të ndihmuar më shumë dhe për të ndërtuar një shoqëri me më shumë mirësi”, shkruan Ahmeti.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow
sqShqip