Ali Ahmeti: BDI mund të vazhdoj pa Blerim Bexhetin, Izet Mexhitin dhe Musa Xhaferin
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur sot në lidhje me letrën e inicuar nga i ashtuquajturi “Grup i zjarrit” që kërkonin reforma në parti.
Ahemti tha se BDI ka ngritur struktura të qëndrueshme me bazë të fortë, që mund të funksionoj edhe pa individ, përcjell KlanM.
“Me siguri që BDI ka ngritur struktura të qëndrueshme që mund të funksionojë pa Ali Ahmetin pa Blerim Bexhetin, pa Musa Xhaferin, pa Izet Mexhitin ky është investim kombëtarë që ka bazë të fortë dhe përkrahje të fortë”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
I pyetur nga gazetarët se a do të kandidoj për kreun e BDI-së duke pasur parasysh se në 2023 do të ketë zgjedhje brenda partiake ai deklaroi se misionin e tij ende nuk e ka përmbyllur pasi që sipas tij vendi ende nuk është antarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO përcjell KlanM.
Unë kam thënë që nuk jam funksionar por jam misionar për derisa vendi akoma nuk është antarësuar në Bashkimin Evropian dhe në Nato kështu që misioni imë akoma nuk është kryer në qafë do më këni ehde nja katër vite, deklaroi Ali Ahmeti kreu i BDI-së.
/KlanMacedonia.mk