Aksion policor në Rramanli të Kumanovës, kapet 24 vjeçari me drogë (Foto)

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot ka realizuar bastisje në Kumanovë.

“Sot, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë kanë arrestuar S.Sh.(24) nga fshati Ramanli të Kumanovës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe marrë 12 pako me marihuanë. S.Sh. është arrestuar dhe dërguar në stacion policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së, përcjell TV21.