Aleksandar Vuçiq riktheu tensionin Serbi-Kosovë për të kërkuar shkëmbime territoresh
Gazetari Italian Emanuel Pietrobon ka realizuar një shkrim të gjatë kushtuar gjendjes në Veri të Kosovës.
Personazh kryesor e ka presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe shtetin që ai e udhëheq.
Sipas gazetarit, Serbia është rikthyer në qendër të arenës evropiane, pavarësisht se plagët e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë po kullojnë rrjedhin gjak, dhe aspiratat e saj për hegjemoni rajonale, po i prishin gjumin diplomatëve në kancelaritë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Thotë se Aleksandar Vuçiq riktheu tensionin Serbi-Kosovë për të kërkuar shkëmbime territoresh.
“I vetëdijshëm për pakthyeshmërinë e pavarësisë së Kosovës, që është guri i themelit i strategjisë së madhe të SHBA-së në Ballkan , Vuciq dëshiron të popullarizojë idenë e një shkëmbimi territorial mbi baza etnike:Lugina e Preshevës në këmbim të veriut të Kosovës”, ka shkruar ai.
Ky është teksti I plotë i gazetarit Emanuel Pietrobon
Serbia është rikthyer në qendër të skenës evropiane, pavarësisht se sot është një pjesë e vogël e asaj që ishte, dhe për shkal të shkëputjes së Malit të Zi e ka humbur edhe daljen në det. Ajo është e etur për revizionizëm, i ngjashëm me atë të aleatëve të saj të mëdhenj – Rusisë dhe Kinës – dhe po bën thirrje për një rishikim të përfundimit të luftërave jugosllave.
Dhe kjo ringjallje vështirë se do të kishte ndodhur po të mos ishte për Aleksandar Vucic. Presidenti aktual i Serbisë lindi në Beograd më 5 mars 1970. Paraardhësit e tij nga babai ishin me origjinë nga Bugojno, Bosnja Qendrore. Ata u dëbuan në Serbi gjatë Luftës së Dytë Botërore nga ustashët kroatë. Anëtarët e tjerë të familjes Vucic u vranë nga ustashët.
Të ardhurat e mira të prindërve të tij, i ati ekonomist dhe e ëma gazetare, e lejuan të riun Vucic të bënte një jetë relativisht komode dhe të merrte një arsimim të lakmueshëm. Në fillim u diplomua për drejtësi në Beograd, dhe më pas studioi në Angli.
I cilësuar si i paskrupullt nga ata që e njohën në rininë e tij, Vucic arriti të hyjë në “sistem” duke shfrytëzuar çdo rast. Kështu përdori një intervistë për t’u afruar me Radovan Karaxhiqin , një lojë shahu për të njohur me Ratko Mladic, ndërsa shkonte në stadiume dhe brohoriste për ekipin e Crvena Zvezda të Beogradit për t’u afruar drejtuesit e klasës sunduese jugosllave.
Në vitin 1993, kur po shembej federata jugosllave, Vucic iu bashkua Partisë Radikale Serbe, një forcë e ekstremit të djathtë që synonte rindërtimin e Serbisë së Madhe, me të cilën arriti të bëhej pjesë e parlamenti në zgjedhjet e po atij viti. Dy vjet më vonë, në vitin 1995, “i paskrupulli” Vucic do të merrte kreu e partisë.
Viti 1998 shënoi edhe pikën e kthesës:Vucic u bë pjesë e qeverisë Marjanovic si Ministër i Informacionit. Ai do të menaxhonte strategjinë e komunikimit të Beogradit gjatë luftës së Kosovës, duke vendosur gjoba për gazetarët që nuk respektonin vijën e diktuar nga qeveria, censuruar shtypin e huaj dhe zbatuar masat të tjera ndëshkuese, përfshirë konfiskimin e pronës për ata që akuzoheshin si dezinformatorë.
Pas luftës, në vitin 2000, Vucic ishte ndër kritikët më të mëdhenj të të ashtuquajturit Revolucioni i Buldozerit, që e rrëzoi nga pushteti Slobodan Milosevic, i cili sapo ishte rizgjedhur në detyrë. Në vitin 2008, ai do t’i bashkohej Partisë Progresive Serbe të sapoformuar, raporton albeu.com.
Ishte hapi i tij i parë drejt rikthimit në majën e piramidës së pushtetit, duke filluar njëkohësisht procesin e pastrimit të imazhit të tij publik. Dënoi Masakrën e Srebrenicës. U distancua nga Milosevic. Nuk përmendte Serbinë e Madhe. Nuk dihet nëse ndryshimi i ideve ishte i vërtetë apo jo. E sigurt është se ajo qasje do ta çonte në krye të vendit.
Në vitin 2012, për shkak të zgjedhjes president të Tomislav Nikolic, Vucic mori automatikisht udhëheqjen e partisë. Po atë vit dhe deri në verën e vitit të ardhshëm, do të shërbente edhe si Ministër i Mbrojtjes. Në vitin 2014, pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare – një arritje e jashtëzakonshme për progresistët – ai u emërua kryeministër.
Por ndikimi i tij mbi Nikolic ishte aq i madh, saqë ishte aq de fakto kryetari i shtetit. Zyrtarisht këtë post do ta merrte në vitin 2017, falë marrjes së 56 për qind të votave.
Multi-vektoraliteti dhe neutraliteti ishin 2 sloganet që i dhanë atë konsensus të gjerë. Por presidenti i ri nuk e kishte marrë parasysh peshën e çështjes së pazgjidhur të Kosovës, e destinuar që të rritej ndjeshëm për shkak të përkeqësimit të konkurrencës mes fuqive të mëdha dhe zgjerimit të NATO – me Malin e Zi në vitin 2017, Maqedoninë e Veriut në vitin 2020.
Serbia nuk kishte fuqinë dhe staturën e duhur për të përballuar paqartësitë strategjike, marrëdhëniet e dyfishta dhe mosangazhimin. Pra të ishte ose me Bashkimin Evropian ose me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik. Të pranonte pakthyeshmërinë e humbjes së Kosovës apo asgjë. Perëndimin apo Rusinë, raporton albeu.com.
Serbia nuk ishte dhe nuk është si Turqia, një “nuse” e NATO-s dhe “dashnore” e Rusisë dhe Kinës, prandaj sfida e kufizimit gjeografik ka rezultuar të jetë më e vështirë sesa pritej nga Vucic. Në udhëkryq, dhe i ndërgjegjshëm për Revolucionin e Buldozerit, ai zgjodhi – pasi kishte flirtuar për një kohë të gjatë me aksin Bruksel-Uashington – si partnerë të ngushtë Moskën dhe Pekinin.
Partneriteti që mori formën e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të vitit 2018, solli një paralajmërim zyrtar nga BE. Pas një farë shtensionimi gjatë presidencës Trump, me marrëveshjet e pjesshme të normalizimit të raporteve me Kosovën dhe lindjen e mini-Shengenit ballkanik, atmosfera në territoret me shumicë serbe të ish-Jugosllavisë është nxehur gradualisht, herë më bashkëfajësinë dhe herë nën drejtimin e dyshes Putin-Vucic.
Sepse rikthimi tek Serbosfera, një realitet i mohuar publikisht nga progresisti Vucic, ka nënkuptuar rishfaqjen e spektrit të ndarjes së Bosnje Hercegovinës së brishtë dhe rritur tensionet verbale, diplomatike dhe ushtarake me ish-provincën tashmë një shtet i pavarur të Kosovës.
Vucic do të donte të kujtohej si ai që arriti të rishkruajë përfundimin e luftës së Kosovës, duke shtuar kushte më të favorshme për Serbinë. I vetëdijshëm për pakthyeshmërinë e pavarësisë së Kosovës, që është guri i themelit i strategjisë së madhe të SHBA-së në Ballkan , Vucic dëshiron të popullarizojë idenë e një shkëmbimi territorial mbi baza etnike:Lugina e Preshevës në këmbim të veriut të Kosovës.
Kronika e gjendjes së krizës ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, një proces që filloi në vitin 2021 dhe u përshpejtua pas luftës në Ukrainë, mund të lexohet në mikro-kontekstin e “planit të Vucic” për Serbosferën dhe në makro-kontekstin e rrezikut të Luftës së Tretë Botërore, ku është e dyta që kushtëzon të parën.
Kushdo që do të ketë guximin të vërë në dyshim fundin e luftërave jugosllave – kritikuar në atë kohë edhe nga Henry Kissinger – dhe të shkojë takojë presidentin serb, aspiratat e të cilit nuk ndryshojnë shumë nga ato të homologut të tij kosovar – sepse të dy janë në kërkim të homogjenitetit etnik në territoret e tyre – ai do të mbahet mend si zgjidhësi përfundimtar i çështjes serbo-kosovare. Por pyetja është nëse fuqitë e mëdha do të jenë aq largpamës sa të preferojnë diplomacinë ndaj armëve.