May 16, 2024
Lajmet e reja

Shpallet polici më i mirë në komunën Gazi Babë

Kryetari i komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski, sot në ambientet e komunës ka zhvilluar takim me Aleksandar Kolevskin, i cili është zgjedhur polici më i mirë për vitin 2022.

“Aleksandar Kolevski nga stacioni policor i juridiksionit të përgjithshëm Gazi Babë është zgjedhur polici më i mirë për vitin 2022.
Gjatë gjithë vitit, Kolevski shkëlqeu në punën e tij dhe ai u zgjodh pas një procedure të zbatuar në kuadër të stacionit policor.
Aleksandar Kolevski do të përfitojë një shpërblim në të holla nga komuna e Gazi Babës”, ka shkruar Stefkovski.