Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherit u.d. e presidentes, Albulena Haxhiu ka njoftuar për vdekjen e babait të saj.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se ai ishte mbështetësi i saj më i madh duke shtuar se do ta përkujtojë përherë, raporton KlanKosova.tv.

Postimi i plotë:

Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit.

Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar.

Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë.

sqShqip