May 3, 2024
Kosovë

Albin Kurti: Për hajër Fitër Bajrami!

Lutjet gjatë muajit të Ramazanit, le të bëhen urimet më të përzemërta për familjet, miqtë dhe të dashurit tuaj në këtë ditë të Bajramit. Kufizimet e përjetuara, le të bëhen ndërgjegjësim shtesë gjatë gjithë vitit për të mirat që kemi dhe të tjerët që kanë më pak. E mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve.

Me urimin që agjërimi dhe lutjet t’ju jenë pranuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë gëzimi dhe mbarësi përherë!