May 21, 2024
Kolumna

Albin Kurti, është largpamës dhe nuk bie pre e kurtheve Serbe!

Provokimet e Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës nuk kanë të ndalur asnjëherë. Të tilla mund të konsiderohen edhe deklaratat e fundit të kreut të këtij shteti.
Aleksandër Vuçiq me të përfunduar takimi para medieve deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte pyetur se kur do ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe se përgjigjja e tij ishte “kurrë”.
“U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut. Shpresoj që kjo është një gjë e rëndësishme, e cila mund të garantojë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe gjithçka tjetër do të ishte e panevojshme për t’u komentuar”, deklaroi Vuçiq të martën e kaluar.
Mirëpo, a mund të konsiderohen të rrezikshme deklaratat e Aleksandër Vuçiq, ish-bashkëpunëtor i Sllobodan Millosheviçit “Kasapit të Ballkanit”, dhënë shefit të qeverisë së Kosovës në Bruksel.
Njohësit e fushës shprehen se Serbia dhe liderët e këtij në vazhdimësi kanë qenë shumë dinakë, të cilët me dinakërinë e tyre, sipas ekspertëve, arritën edhe të na ulin në bankën e të akuzuarve, andaj edhe bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në këtë proces të dialogut.

Kërkohet Kujdes-kujdes – kujdes

Ndërprerja e negociatave është fatale për procesin. Gjithë investimi humbet. Riaktivizimi i procesit negociues nga e para është shumë më vështirë se çdo lloj fillimi i ri. Gjithë përpjekjet duhen bërë që kjo të mos ndodhë. Pikërisht duke patur parasysh këto gjëra, sugjerohet që, kur konstatohet se negociatat po futen në krizën e ndërprerjes së tyre, duhet ndërhyrë energjikisht me veprim të menjëhershëm për të parandaluar shndërrimin e situatës nga tendenca përkeqësuese në një gjendje të pa rikthyeshme. Albin Kurti, është largpamës dhe nuk bie pre e këtyre kurtheve.
Nëse gjendja e krizës lejohet që të zgjatet dhe të thellohet pa ndërhyrje energjike të menjëhershme për ndryshimin e situatës, akoma më e ashpër bëhet situata dhe akoma më i vështirë bëhet restaurimi i gjendjes së zhbalancuar midis palëve. Ndëprejrja e negociatave, si sjellje e shoqëruar me sinjale bëhet atëherë kur njëra palë ngritet nga tryeza njëanshmërisht dhe largohet me nervozizëm të dukshëm dhe sjellje jo të pëlqyeshme. Në këto rrethana kërkohet KUJDES-KUJDES-KUJDES dhe të mendohet mirë se si duhet vijuar për restaurimin e situatës dhe vijimin e negociatave.

Nijazi Halili