Aksion policor në Shkup, janë prodhuar kriptovula me vjedhje të rrymës
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë kësaj pasdite ka nisur një aksion policor në në Shkup, përkatësisht në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit.
Sipas informacioneve fillestare, në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit janë prodhur kriptovaluta me vjedhje të rrymës.
Policia është në pritje të një vendimi të Gjykatës për të hyrë brenda hapësirave.