Një aksion policia e Kumanovës rezultoi në arrestimin e shtatë personave të dyshuar për organizimin e luftimeve me qen, një praktikë e paligjshme dhe mizore që ndodh herë pas here në pjesë të ndryshme të vendit për vite me radhë.
Sipas informacioneve nga policia, më 23 mars rreth orës 23:00, u arrestuan S.R. (34), A.M. (31), A.M. (27), J.K. (38), të gjithë nga rajoni i Tetovës, si dhe S.A. (40) nga fshati Çerkezë, Kumanovë, dhe N.M. (62) nga Gostivari. Ata u arrestuan në rajonin e Kumanovës duke organizuar luftime me qen, transmeton Lideri.mk
Të dyshuarit janë ndaluar në stacion policor, dhe Ministria e Brendshme informon se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë kallëzime penale ose kundërvajtjeje përkatëse.
Luftat me qen janë të ndaluara me ligj dhe janë një formë abuzimi dhe mizorie ndaj kafshëve. Vitet e fundit, policia ka zbuluar vazhdimisht raste të tilla, shpesh të lidhura me bastet e paligjshme dhe grupet e organizuara që përfitojnë nga ngjarje të tilla./Lideri

