Dy të rinj shqiptarë humbën jetën në mënyrë tragjike pasditen e së enjtes në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në zonën e Cuneos, konkretisht në Savigliano, në Itali.
Sipas informacioneve, automjeti me të cilin ata po udhëtonin, një Jeep Avenger, u përplas me një kamion. Në makinë ndodhej edhe një person i tretë, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Në kamion udhëtonin dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët pësuan lëndime dhe u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalet e Saviglianos dhe Cuneos.

Dy shqiptarët u nxorën pa shenja jete nga automjeti.

Si pasojë e aksidentit, rruga u bllokua për një kohë të gjatë për të mundësuar ndërhyrjen e shërbimeve të shpëtimit dhe kryerjen e ekspertizës nga forcat e rendit, të cilat po hetojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

sqShqip