May 18, 2024
Maqedoni

Aksident në Shkup, humb jetën një 92-vjeçar

MPB njofton se dje në Shkup një automjet ka goditur një 92-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë nga lëndimet e mara.

“Më datë 02.02.2023 në ora 13:40, në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën “Marko Oreshkoviq” në Shkup, automjeti transportues “Peugeot”, me targa të Velesit, i drejtuar nga S.N.(40) nga fshati Bogomillë i Velesit ka goditur këmbësorin B.M.(92) nga Shkupi.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar B.M., pas së cilës është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”, ku i është nënshtruar lëndimeve të marra”, thonë nga MPB.