May 16, 2024
Maqedoni

Aksident në autostradën Shkup-Tetovë, lëndohet rëndë një person

“Me datë 23.03.2024 rreth orës 12:20, në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup – Tetovë, afër vendit të quajtur “Karpalak”, automjeti ngarkues “Volkswagen Caddy” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga B.E. (57) nga Gostivari, ka dalë nga rruga”, ka thënë MPB.

Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Qendrën Klinike Tetovë. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.